Tre persona ndalohen pas një përleshjeje në Prishtinë, konfiskohet një armë me pesë fishekë

0%

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pas një përleshjeje që ka ndodhur më , ndërsa Policia ka konfiskuar edhe një armë zjarri. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës . Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë dy zyrtarë policorë, të cilët në atë moment nuk ishin në detyrë zyrtare.

“Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar dy zyrtar policor të cilët ishin jashtë detyrës zyrtare dhe për ta vënë situatën nën kontrollë kanë përdorur sprej zyrtar. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe është konfiskuar një armë pistoletë me pesë fishekë” – bën të ditur Policia.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale “Kanosje”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Sulm”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo