Ortodontja Pasionare Xharra-Budima: Dhëmbët e shtrembër mund të ndikojnë edhe në të folur

0%

Dhëmbët e shtrembër nuk janë vetëm një problem estetik. Sipas specialistes së ortodoncisë, Pasionare Xharra-Budima, pozicionimi i parregullt i dhëmbëve mund të ndikojë edhe në funksione të rëndësishme të gojës, përfshirë të folurin dhe mirëmbajtjen e higjienës orale.

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga ajo shpjegoi se trajtimi ortodontik nuk synon vetëm përmirësimin e buzëqeshjes, por edhe rikthimin e funksionit normal të kafshimit. “Edhe nëse estetikisht nuk i pengon pacientit, është mirë që dhëmbët të drejtohen, sepse higjiena mbahet më lehtë.

Kur kemi dendësi të dhëmbëve, pllaku dental grumbullohet më lehtë dhe pastrimi bëhet më i vështirë”, tha Xharra-Budima. Ajo theksoi se në raste të caktuara, pozicioni i gabuar i dhëmbëve ndikon drejtpërdrejt edhe në shqiptimin e tingujve. “Nëse personi nuk mund t’i takojë dhëmbët siç duhet, tingujt që formohen mes dhëmbëve apo buzëve nuk prodhohen si duhet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo ndikon në funksionin e të folurit”, u shpreh ajo. Xharra-Budima: Frymëmarrja me gojë mund të pengojë zhvillimin normal të nofullës tek fëmijët Sipas ortodontes, drejtimi i dhëmbëve përmirëson jo vetëm pamjen estetike, por edhe funksionin e përtypjes, të folurit dhe shëndetin oral në përgjithësi. “Ne mundohemi t’ua shpjegojmë pacientëve se ortodoncia nuk është vetëm estetikë.

Ajo ndikon në funksion, në higjienë dhe në cilësinë e jetës”, tha Xharra-Budima. Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

Burimi: Telegrafi