Shpërndaje në: Meksika e ka përfunduar grupin në mënyrë perfekte, duke arritur tri fitore në po aq ndeshje. Meksikanët dominuan 3:0 ndaj Çekisë në ndeshjen e fundit të Grupit A. Kësisoj, kombëtarja evropiane u eliminua duke grumbulluar vetëm një pikë. Fitorja e Meksikës u vulos në pjesën e dytë. Serinë e golave e hapi Chavez Garcia në minutën e 55-të.
Rezultatin e dyfishoi Julian Quinones në të 61-n, para se Alvaro Fidalgo minutat e fundit të shënonte për 3:0. Në këtë grup është kualifikuar edhe Afrika e Jugut si e dyta pasi mposhtë Korenë e Jugut. Koreja e Jugut me tri pikë në vendin e tretë duhet të presë rezultatet e tjera. Meksika në rundin me eliminim direkt do të luajë me vendin e tretë të njërit nga grupet C, E, F, H ose I.
Afrika e Jugut ndërkohë luan me Kanadanë.
