Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në liqenin e Pogradecit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në ujë. 32-vjeçari ndodhej në një varkë rreth 150 metra larg bregut, teksa po kalonte kohë në liqen, raporton A2 CNN, transmeton Sinjali. Në rrethana ende të paqarta, ai është hedhur nga varka për t’u larë, por pak çaste më vonë ka hasur vështirësi në ujë dhe është mbytur.
Pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet emergjente, ndërsa kanë vijuar kërkimet për nxjerrjen e trupit nga ujërat e liqenit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
