Afrika e Jugut befason Korenë e Jugut, e mposht dhe kualifikohet

0%

Shpërndaje në: Afrika e Jugut ka shkaktuar një nga befasitë e Kupës së Botës, duke mposhtur Korenë e Jugut dhe duke u kualifikuar në fazën tjetër si e dyta në Grupin A. Afrikano-jugorët triumfuan me rezultat minimal, falë golit të Thapelo Masekos në minutën e 63-të. Me katër pikë, Afrika e Jugut është pozicionuar e dyta me katër pikë. Meksika përfundoi e para me pikë të plota.

Ndërkohë, Koreja e Jugut me tri pikë në vendin e tretë duhet të presë rezultatet nga ndeshjet e tjera për të mësuar nëse mund të jetë një nga tetë përfaqësueset më të mira që kalojnë tutje nga vendi i tretë. Në rundin e 32 më të mirave, Afrika e Jugut luan me Kanadanë – që është deri tash edhe ndeshja e parë e konfirmuar e fazës nokaut. Ndërkohë, Meksika ende s’e ka mësuar kundërshtarin.

Burimi: Koha