Një festim goli për pak sa nuk përfundoi me pasoja më të rënda për mbrojtësin e Coritibas, Jacy Maranhão. 29-vjeçari shënoi kundër Chapecoenses të dielën dhe, teksa po vraponte drejt tifozëve për ta festuar, tentoi të kalonte një barrierë pranë fushës. Ai nuk e llogariti mirë kërcimin dhe ra në një tunel të hapur që ndodhej menjëherë pas barrierës.
Pamjet e incidentit, të transmetuara drejtpërdrejt në televizion, tregojnë bashkëlojtarët dhe zyrtarët duke nxituar për ta ndihmuar. Maranhão arriti të dilte nga tuneli, por pësoi lëndim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironikisht, goli që shkaktoi gjithë këtë festim nuk vlejti. Pas rishikimit të aksionit, VAR-i e anuloi për shkak të një faulli në ndërtimin e aksionit.
“E përdredha këmbën aty. Më dhemb pak, por jam mirë. Mbrojtësit qendrorë rrallë shënojnë gola. Kur shënon, thjesht të merr emocioni”, deklaroi Maranhão. Coritiba megjithatë fitoi 2-1 ndaj Chapecoenses. LAST MINUTE CELEBRATION GOES HORRIBLY WRONG😳❌ pic.twitter.com/fRjLwMYySr — Now Football (@Nowfootball) August 9, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
