Pranë banesës tënde të fundit Oh, Mimi! Malli më erdhi si dallgë deti Për një fjalë… Thekshëm m’u përgjigj amshimi: „Prej këtu krejt e ka në zap Mbretëria e heshtjes Këtu asgjë s’ka kufi Edhe nëse takohet Toka e Qielli S’ka dhembje, lutje e britma Nuk ndodh kataklizma…
Netët dhe ditët As vitet dhe shekujt Kurrë nuk e gjejnë mbarimin” Mbetet jashtë orbitës Vetëm rrugëtimi jetësor Nuk është meteor Shpirtmiri Ngadhnjimi Ynë: Fytyra jote nuk i frikësohet pasqyrës Dy Yje vazhdojnë lozën tënde të jetës Na mbete oqean kujtimesh Me atë qetësinë e qiellit Pa re të zeza… Vdekja s’qenka fundi Oooo, Ngadhnjim Ngadhnjimtari! Herticë-Besianë,
