Një tërmet i fuqishëm ka goditur bregdetin verior të Japonisë të enjten, pa shkaktuar rrezik për cunami apo dëme të raportuara. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, epiqendra e tërmetit ka qenë në bregun lindor të Iwate-s, në një thellësi prej rreth 50 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tokio, por nuk ka pasur raportime për të lënduar apo dëme materiale.
Autoritetet japoneze kanë konfirmuar se centralet dhe objektet bërthamore në vend, përfshirë Fukushima Daiichi dhe një impiant në Aomori, nuk kanë raportuar asnjë anomali pas tërmetit. Japonia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit dhe është një nga zonat më të ekspozuara ndaj tërmeteve në botë.
Ndërkohë, një ditë më parë, Venezuela është goditur nga dy tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar. Deri më tani, autoritetet kanë raportuar të paktën 32 të vdekur dhe rreth 700 të plagosur. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
