Lëvizje befasuese në merkato/ Ish-sulmuesi i Lazios që dështoi në

0%

Nuk kanë fund surprizat në këtë merkato vere. “Shkodra Sport” bën me dije së fundmi se Vllaznia ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Mamadou Tounkara, i cili pritet të jetë përforcimi i radhës i kuqebluve në repartin ofensiv. Bëhet me dije se 30-vjeçari me origjinë senegaleze dhe i lindur në Spanjë, ka firmosur dhe nesër prezantohet si futbollist i Vllaznisë.

Tounkara është formuar në akademinë e Barcelonës përpara se të kalonte te Lacio, ku qëndroi për disa vite dhe regjistroi edhe dy paraqitje në Serinë A.

Gjatë karrierës së tij, sulmuesi ka luajtur në huazim edhe me Krotone dhe Salernitana në Itali, ndërsa në vitin 2018 pati një eksperiencë në Shqipëri me Flamurtarin e Vlorës, ku u aktivizua në Kategorinë Superiore, duke regjistruar 7 ndeshje në kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë, duke rezultuar një dështim total.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas aventurës shqiptare, ai vijoi karrierën me Schaffhausen në Zvicër dhe më pas me Zemplin Michalovce në Sllovaki. Në Itali, Tounkara ka veshur gjithashtu fanellat e Viterbeses, Cittadellas, Avellinos, Foggias, Avezzanos dhe Guidonia Montecelios. Në mars të këtij viti ai u rikthye te Guidonia Montecelio, ku u aktivizua në Serie C.

Tounkara vjen te Vllaznia me një eksperiencë të gjatë në futbollin italian, teksa në karrierën e tij numëron rreth 150 ndeshje dhe 25 gola, ndërsa sezonin e fundit me Guidonia Montecelio në Serie C u aktivizua në 7 takime. Tashmë, pas eksperiencës së tij të fundit në futbollin italian, Tounkara rikthehet në Shqipëri, këtë herë për të veshur fanellën e Vllaznisë.

Burimi: Bota Sot