Kapiteni Xhaka udhëheq Zvicrën në një tjetër ndeshje

0%

Kapiteni Granit Xhaka do të jetë titullar edhe në një tjetër ndeshje të Zvicrës në Kupën e Botës. Ardon Jashari do të jetë sërish në bankën rezervë. FIFA ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes që Zvicra e luan ndaj Kanadasë, në kuadër të Grupit B. Ndeshja e cila nis në orën , do të luhet në stadiumin “BC Place” në Vancouver.

Është ndeshje që do ta përcaktojë përfaqësuesen që do të dalë e para në grup. Kanadaja e Zvicra zënë dy pozitat e para me nga katër pikë, ndërsa Bosnjë-Hercegovina e Katari në vendin e tretë e të katërt, kanë nga një pikë.

Formacioni i Zvicrës: Kobel, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Jaquez, Freuler, Manzambi, Xhaka, Sow, Embolo, Vargas Formacioni i Kanadasë: Crepeau, Johnston, Fougerolles, Cornelius, Laryea, Choiniere, Saliba, Larin, David, Buchanan, Ahmed Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com