Bosnjë-Hercegovina fiton, pret kualifikimin

0%

Shpërndaje në: Bosnjë-Hercegovina ka fituar 3:1 përballë Katarit në ndeshjen e fundit të Grupit B dhe tani e pret kualifikimin. E ka përfunduar grupin me katër pikë në vendin e tretë. Katari eliminohet nga Botërori. Në ndeshjen e zhvilluar në Seattle të mërkurën mbrëma, Bosnjë-Hercegovina e mbylli pjesën e parë 2:1.

Kerim Alajbegoviq dhe autogoli i Sultan Al Brakes i dhanë epërsinë 2:0, ndërsa Hasan Al Haydos shënoi për Katarin. Rezultatin e vendosi goli i Ermin Mahmiqit në minutën e 80-të. Mahmiq e zëvendësoi Edin Xhekon në minutën e 64-t. Bosnjë-Hercegovina me katër pikë ka gjasa të mira për të avancuar në fazën nokaut të Kupës së Botës.

Burimi: Koha