​Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në Qeverinë Kurti, ai e do LDK-në si një material për kontroll total

0%

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, tha në Presisng në T7 se AAK nuk do të jetë dhe nuk ka interesim për t’u bërë pjesë e Qeverisë Kurti. “Ne s’jemi të interesuar të bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti, nuk ka AAK kësi ëndrrash”, tha Haradinaj. “Ai ndoshta e do LDK-në vetëm si material për kontroll total”, tha ai.

Haradinaj, tha se do të ishte mirë që “opozita ta bëjë një marrëveshje mes vete”, dhe të tejkalojë pengesat. “Është më mirë që opozita me bë një marrëveshje mes vete…Është mirë mi tejkalu disa pengesa, e di që nuk arrihet lehtë se edhe në opozitë njerëzit kanë ambicie”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Gazeta Express. Haradinaj tha se AAK nuk vendos asnjë kusht.

“Nuk qesim asnjë kusht”, tha Haradinaj. I pyetur, “as postin e presidentit nuk e pretendoni?”, Haradinaj tha “jo asnjëherë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi