​Fluks i lartë në Rinas, 53 mijë pasagjerë kaluan aeroportin në 24 orë

0%

Me nisjen e sezonit veror është rritur ndjeshëm fluksi i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Tiranë. Sipas TIA-s, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 53 mijë pasagjerë, ndërsa strukturat doganore vijojnë punën për garantimin e përpunimit efikas dhe shërbimit me standarde të larta.

Përballë fluksit të shtuar, strukturat doganore dhe institucionet përgjegjëse në aeroport vijojnë punën për të garantuar përpunimin sa më efikas të udhëtarëve, duke synuar shmangien e vonesave dhe ofrimin e një shërbimi në standarde të larta.

Rritja e numrit të pasagjerëve lidhet me shtimin e fluturimeve dhe zgjerimin e destinacioneve ajrore gjatë muajve të verës, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbetet pika kryesore hyrëse dhe dalëse e udhëtarëve në vend, raporton ATSH.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet dhe strukturat operuese në aeroport kanë shtuar masat e organizimit dhe koordinimit për menaxhimin e sezonit të ngarkuar turistik, me fokus garantimin e sigurisë, shpejtësisë së shërbimit dhe një përvoje sa më të mirë për pasagjerët vendas dhe të huaj.

Burimi: Telegrafi