Gruaja e portierit të Anglisë tërhoqi vëmendjen në tribuna

0%

Anglia luajti ndeshjen e dytë të Kupës së Botës kundër Ganës dhe pas 90 minutash përfundoi pa gola. Përveçse në fushë, vëmendja u tërhoq po ashtu edhe në tribunat, gjegjësisht nga Megan Davison, gruaja e portierit Jordan Pickford. Megan spikati në publik, duke u shfaqur me një veshje elegante të bardhë. Megjithëse mbante veshur një fustan të shkurtër, ajo ishte e përgatitur për motin.

Fotot tregojnë se ajo mbante veshur edhe një mushama që i shkonte shumë veshjes. Megan është në mesin e partnereve të lojtarëve të Anglisë që kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara për të mbështetur ekipin drejtpërdrejt. Megan dhe Jordan Pickford kanë qenë në një lidhje që nga ditët e shkollës së mesme. Ata u martuan në vitin 2020 dhe kanë tre fëmijë së bashku – Arla, Ostara dhe Misty.

Burimi: Telegrafi