Ochoa gati

0%

Në historinë e Meksikës ka pasur figura të mëdha që janë kthyer në simbole kombëtare, nga Cuauhtémoc te Benito Juárez e Pancho Villa. Sot, një nga emrat më të dashur për meksikanët është ai i portierit legjendar Guillermo Ochoa, i cili është gati të përjetojë emocionet e ndeshjes së fundit me fanellën e kombëtares.

Mbrëmjen e sotme, para tifozëve të tij në Mexico City, Ochoa mund të zhvillojë paraqitjen e 154-t me përfaqësuesen meksikane. Në moshën pothuajse 41-vjeçare, ai pritet të përshëndetet me “Tricolor”, duke mbyllur një karrierë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

Rrugëtimi i tij në Kupat e Botës nisi në vitin 2006, kur u grumbullua për Botërorin e Gjermanisë, dhe vazhdoi në vitin 2010 në Afrikën e Jugut. Megjithatë, në të dy turnetë ai nuk luajti asnjë minutë. Debutimi i tij në një Botëror erdhi në Brazil, më , në fitoren 1-0 ndaj Kamerunit. Vetëm katër ditë më vonë, Ochoa hyri në histori.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Fortaleza, ai zhvilloi një paraqitje spektakolare kundër Brazilit, duke ndalur disa raste të pastra shënimi dhe duke i dhuruar Meksikës një barazim 0-0. Ajo ndeshje e shndërroi në një legjendë të futbollit botëror. “Ka qenë ndeshja që ma ndryshoi jetën, një pikë kthese në karrierën time”, ka deklaruar Ochoa për FIFA-n.

Portieri me kaçurrelat karakteristike vazhdoi karrierën në Evropë me skuadra si Ajaccio, Malaga, Granada dhe Standard Liezh. Megjithëse nuk u transferua kurrë te një prej klubeve më të mëdha të kontinentit, ai rikthehej gjithmonë në qendër të vëmendjes gjatë Botërorëve. Në Rusi 2018, ai ishte protagonist në fitoren historike 1-0 ndaj Gjermanisë kampione në fuqi.

Katër vite më vonë, në Katar, priti penalltinë e Robert Lewandowski-t në barazimin 0-0 ndaj Polonisë. Aktualisht Ochoa aktivizohet me AEL Limassol, ndërsa vendin e tij në portën e Meksikës e ka marrë më i riu Raúl Rangel.

Me Meksikën tashmë të kualifikuar në fazën e 1/16-ve dhe të sigurt në vendin e parë të grupit, shumëkush pret që trajneri Javier Aguirre t’i japë mundësinë legjendës të luajë kundër Çekisë. Edhe shokët e skuadrës kanë kërkuar që kjo të ndodhë.

Sulmuesi Alexis Vega e quajti Ochoan “një legjendë dhe një njeri të mrekullueshëm”, ndërsa mesfushori Orbelín Pineda theksoi rëndësinë e tij për të gjithë Meksikën.

Nëse Aguirre do ta aktivizojë, atëherë tifozët do të kenë mundësinë të përshëndesin një nga figurat më ikonike në historinë e futbollit meksikan, një portier që ka lënë gjurmë në gjashtë Botërorë dhe që është kthyer në simbol të një brezi të tërë..

Burimi: Bota Sot