Fallxhorja me 23 milionë ndjekës paralajmëron: Alienët do të pushtojnë ndeshjen Skoci–Brazil. Reagon FBI-ja, skocezët tallen

0%

Kampionati Botëror 2026 po dhuron emocione të mëdha në fushë, por jashtë saj, vëmendjen maksimale po e merr një parashikim tërësisht i jashtëzakonshëm. Sfidës së sotme të Grupit C mes Skocisë dhe Brazilit, që do të luhet në “Hard Rock Stadium” të Miamit, sapo i është shtuar një “shqetësim” i ri: një pushtim i mundshëm nga alienët!

Profecia virale E gjithë zhurma nisi nga Vó Bahiana (emri i vërtetë Elisângela de Souza), një spiritualiste dhe lexuese taroti mjaft e njohur braziliane, e cila numëron mbi 23 milionë ndjekës në Instagram. Ajo ka dalë me një paralajmërim serioz për ndjekësit e saj, duke pohuar se ka parë në ëndërr anije kozmike që do të zbresin direkt në fushën e lojës.

Sipas saj, mbi 700 persona – përfshirë lojtarë, tifozë dhe staf – do të rrëmbehen nga qenie jashtëtokësore dhe “Reptilianë”. “Pashë shumë britmë, shumë qarje dhe lot,” tha Bahiana, duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg stadiumit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Reagon FBI Nonse parashikimi ngjan me skenarin e një filmi të Hollywood-it, popullariteti i madh i fallxhores ka detyruar edhe autoritetet shtetërore në SHBA të mbajnë një qëndrim. FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) kanë deklaruar zyrtarisht se nuk kanë asnjë provë apo inteligjencë që sugjeron se një ngjarje e tillë mund të ndodhë.

Nga ana tjetër, FIFA dhe zyrtarët lokalë të Miamit kanë zgjedhur të heshtin plotësisht, duke u fokusuar te siguria standarde e aktivitetit. Humori skocez Ndërsa mbështetësit e Bahianës kujtojnë se ajo ka gjetur disa fatkeqësi në të kaluarën (edhe pse dështoi me një paralajmërim për cunami në 2024), tifozët skocezë kanë zgjedhur t’ë kalojnë këtë situatë me humorin e tyre karakteristik.

“Sigurohuni që ‘rrëmbimi nga alienët’ të jetë i përfshirë në siguracionin tuaj të udhëtimit,” shkroi një tifoz në rrjetet sociale. Një tjetër shtoi me ironi: “Nëse alienët zbresin dhe marrin me vete të gjithë lojtarët brazilianë, atëherë kjo ndeshje është e jona, ne fitojmë!” Ndeshja e shumëpërfolur luhet sonte në mesnatë (ora me orën tonë lokale).

Nëse në fushë do të zbresin yjet e futbollit apo anijet kozmike, kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: sytë e miliona tifozëve do të jenë të mbërthyer pas ekranit!

Burimi: Bota Sot