Dinamo merr vendimin për liderin e ekipit

0%

Para disa minutash, klubi i Dinamos ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me qendërmbrojtësin Naser Aliji. 32-vjeçari do të vijoi te mbetet pjesë e “bluve” të kryeqytetit të paktën edhe për 2 vite të tjera. 32-vjeçari konsiderohet lider në fazën defensive, sikurse “katalizator” për pjesën tjetër të ekipit. Për trajnerin Ilir Daja, Aliji është i “paprekshëm”, titullar i padiskutueshëm.

“FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht rinovimin e kontratës me mbrojtësin Naser Aliji edhe për dy vitet e ardhshme. Presidenti Adrian Bardhi dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit, duke konfirmuar kështu besimin dhe ambiciet e përbashkëta për të ardhmen.

Me eksperiencën ndërkombëtare, profesionalizmin dhe kontributin e tij në fushë, Aliji është një pikë e rëndësishme e skuadrës dinamovite. Rinovimi i kontratës përfaqëson një hap të rëndësishëm në projektin për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe të qëndrueshëm.I urojmë Naserit shumë suksese me fanelën blu në sfidat tona për arritjen e objektivave të radhës!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubi po punon fort dhe së shpejti do të ketë të tjera lëvizje për kompletimin e një skuadre kompetitive”, ka shkruar klub i Dinamos.

Burimi: Bota Sot