Ish-mesfushori i Tiranës i “jep duart” ekipit verdhezi

0%

Ish-mesfushori i Tiranës i “jep duart” ekipit verdhezi! Mesfushori Edon Hasani, përmes “story”-t në rrjetet sociale, ka publikuar vendimin për largimin nga ekipi i Besës së Kavajës, pas vetëm 1 sezoni te verdhezinjtë. “Falëndëroj presidentin, trajnerët, të gjithë stafin dhe bashkëlojtarët e Besës për respektin dhe bashkëpunimin gjatë kësja periudhe.

Ju uroj suksese në vazhdim”, ka shkruar Hasani. Lojtari në fjalë ka dalë nga akademia e Vllaznisë, ndërsa ka “shtegëtuar” në mjaft klube, ndërsa ka “shkelur” edhe te Tirana e Elbasani, pa harruar titullin në Superiore, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

Burimi: Bota Sot