Japonia nuk është më aty ku ishte dikur/ Fenomeni sizmik ‘i padukshëm’ që ndryshoi pozicionin e vendit në hartë

0%

Një zbulim i ri shkencor ka hedhur dritë mbi një fenomen të pazakontë që ndodhi gjatë tërmetit shkatërrues të Japonisë më . Sipas një studimi të udhëhequr nga gjeofizikania Sunyoung Park e Universitetit të Çikagos, pothuajse e gjithë Japonia u zhvendos në mënyrë të përhershme drejt lindjes rreth 15 minuta pas goditjes së tërmetit me magnitudë 9.0.

Fillimisht, zhvendosja prej vetëm 5 deri në 6 milimetrash u konsiderua si një gabim në të dhënat GPS. Megjithatë, pas viteve të analizave, studiuesit arritën në përfundimin se bëhej fjalë për një fenomen sizmik të panjohur më parë.

Sipas hulumtimit, valët e fuqishme të tërmetit udhëtuan deri në bërthamën e Tokës dhe më pas u rikthyen drejt sipërfaqes, duke shkaktuar një lëvizje të njëkohshme në një zonë gjigante që shtrihej nga Hokkaido deri në Kyushu, mbi 1,800 milje gjatësi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shkencëtarët theksojnë se valët sizmike që arrijnë në bërthamën e Tokës njiheshin prej kohësh, por besohej se energjia e tyre shpërndahej përpara se të rikthehej në koren tokësore. Zbulimi i ri tregon se kjo energji mund të rikthehet dhe të shkaktojë lëvizje të matshme në sipërfaqe.

Gjeofizikani Goran Ekstrom shpjegoi se tërmeti i vitit 2011 kishte zhvendosur ishullin Honshu me rreth 20 centimetra drejt lindjes, ndërsa fenomeni i sapozbuluar, megjithëse më i vogël, u shtri në një sipërfaqe shumë më të madhe dhe çliroi energji të krahasueshme me një tërmet me magnitudë 7.5. Tërmeti i marsit 2011 mbetet më i fuqishmi në historinë e Japonisë.

Ai shkaktoi cunamin katastrofik dhe krizën bërthamore në Fukushima, duke marrë jetën e rreth 20 mijë personave. Sipas studiuesve, fenomeni i ri përbën një rrezik sizmik që deri më tani nuk ishte marrë në konsideratë. Ndryshe nga lëkundjet pasuese tradicionale, valët që udhëtojnë deri në bërthamën e Tokës dhe rikthehen mund të parashikohen, pasi procesi zgjat afërsisht 15 minuta.

Ekspertët vlerësojnë se zbulimi mund të ndihmojë në kuptimin më të mirë të sjelljes së pllakave tektonike dhe në përmirësimin e sistemeve të monitorimit sizmik në të ardhmen. “Ne ende nuk e kuptojmë plotësisht se si funksionojnë thyerjet tektonike dhe këto vëzhgime na japin një pjesë tjetër të rëndësishme të enigmës” , tha gjeofizikania Amanda Thomas nga Universiteti i Kalifornisë.

Burimi: Bota Sot