Brazili në kërkim të kualifikimit

0%

Në prag të sfidës mes Brazilit dhe Skocisë, që do të luhet në mesnatë në stadiumin e Miamit, rritet pritja për një ndeshje që mund të jetë vendimtare për Grupin C. Seleção vjen në këtë takim në një pozicion force: kryeson grupin me 4 pikë, në barazim me Marokun, ndërsa Skocia ndjek me 3 pikë.

Një renditje shumë e ngushtë që lë gjithçka të hapur dhe e bën këtë përballje vendimtare për kualifikimin. Pavarësisht avantazhit në klasifikim, në kampin brazilian nuk ka asnjë mendim për ta nënvlerësuar kundërshtarin. Trajneri Carlo Ancelotti ka theksuar cilësinë dhe organizimin e Skocisë, duke kërkuar përqendrim maksimal dhe fokus vetëm te performanca.

“Skocia ka një skuadër të mire dhe të organizuar. Ata kanë mundësi të kualifikohen në një pozicion më të mirë në grup. Duhet të përsërisim atë që bëmë në pjesën e parë kundër Haitit, të luajmë me intensitet, të jemi të saktë me topin, të shmangim gabimet dhe humbjet e topit. Kjo është rruga e duhur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E shoh skuadrën që po përmirësohet në stërvitje dhe jam i bindur që do të vazhdojmë të rritemi”, tha Carlo Ancelotti. Lajme të mira edhe për Neymar. Ylli 34-vjeçar i kombëtares braziliane është rikthyer në dispozicion pas dëmtimit dhe mund të bëjë debutimin e tij në turne. Ancelotti ka vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tij gjatë procesit të rikuperimit.

“Neymar është në dispozicion. Është stërvitur mirë këtë javë dhe është përgatitur për ndeshjen, kështu që mund të luajë me pjesën tjetër të skuadrës. Jemi shumë të lumtur për rikthimin e tij sepse mund të na ndihmojë me cilësinë e tij”, shtoi ai.

Brazili përgatitet për një ndeshje që vlen më shumë se tre pike, një përballje që mund të përcaktojë rrugën drejt kualifikimit dhe të konfirmojë ambiciet e Seleção-s. Me Skocinë gati për surprizë dhe grupin ende të hapur, do të nevojiten përqendrim, intensitet dhe qartësi. Miami pret fillimin e ndeshjes. Brazili kërkon konfirmimin, ndërsa Skocia ëndërron surprizën.

Njëkohësisht, sytë janë edhe nga Atlanta, ku Maroku dhe Haiti mund të ndryshojnë ekuilibrat e grupit. Në një situatë kaq të ngushtë, çdo gol mund të bëjë diferencën.

Burimi: Bota Sot