Alban Bushi, analizoi në emisionin “Kampionët e Botës”, paraqitjen e Cristiano Ronaldos ndaj Uzbekistanit, ku shënoi dopietë. Trajnëri i Shqipërisë U-21, deklaroi se sulmuesi tani vrapon më pak dhe me këtë ritëm, mund të luajë edhe dy Botërorë të tjera. Sipas tij, për Ronaldon vrapojnë të tjerët, ndërsa shtoi se përballë kishin një kundërshtar shumë të lehtë. “Të hapë krahun… E thashë.
Do e them prapë, por në mënyrë më të moderuar. Ronaldo përkufizohet me tre fjalë: Disiplinë, regjim dhe rikuperim. Nuk është ronaldo që mbaj mend të Mnachester United he Real Madrid, që shpërthente nga krahu, driblonte nga krahu dhe gjuante nga jashtë. Tani lexon më mirë lojën, se ku do i vijë topi dhe vrapon pak. Nëse vrapon me këto ritme, do të luajë edhe dy Botërore të tjera.
Vrapojnë të tjerët për të. Përballë kishte një kundërshtar të lehtë. Është menaxhues i mirë i situatave, ka instinktin e golit”, deklaroi Bushi.
