Aksione inspektuese për shitjen e cigareve elektronike në afërsi të shkollave

0%

Shpërndaje në: Inspektorati Qendror i Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka zhvilluar aksione inspektuese me qëllim të parandalimit dhe luftimit të shitjes ilegale të cigareve elektronike për personat e mitur. Gjatë pjesë së parë të muajit qershor, këto inspektime janë fokusuar kryesisht në bizneset që operojnë në afërsi të shkollave.

“Kontrollet janë realizuar në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Vushtrrisë, Ferizajt dhe Vitisë, ku inspektorët kanë verifikuar respektimin e Ligjit Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit lidhur me shitjen e produkteve të duhanit dhe produkteve të ngjashme.

Shkeljet e evidentuara gjatë këtyre inspektimeve janë në procedurë trajtimi dhe do të ndiqen sipas dispozitave ligjore përkatëse”, thuhet në njoftim. Tutje bëhet e ditur se Inspektorati do të vazhdojë me aksione të ngjashme në të gjithë territorin e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha