Mirlind Daku debutoi me humbje me fanellën e Spartakut të Moskës. Skuadra e tij e re u mposht 1:2 ndaj Krasnodarit, shkruan Indeksonline Daku u fut në lojë në pjesën e dytë dhe luajti disa minuta. Trajneri, Juan Carlos Carcedo pas ndeshjes foli për debutimin e sulmuesit shqiptar. “Sa i përket Dakut, ai duhet të përshtatet me stilin tonë të lojës. Ai mund të punojë mirë përkrah Ugalde.
Mirlindi do të jetë një ndihmë e madhe për ne në të ardhmen”, u shpreh trajneri i Spartakut të Moskës. Kujtojmë që Daku u transferua gjatë këtij afati te Spartaku nga Rubin Kazan për 11 milionë euro.
