Besa e Kavajës duket se po krijon një ekip pretendent për t’u ngjitur në Superiore. E së fundmi, burime për “Newsport.al” raportojnë se klubi kavajas ka nisur bisedimet me dy ish-futbollistë të Tiranës. Rimal Haxhiu dhe Erisildo Smaçi janë në tratativa për t’u bashkuar me “verdhezinjtë”.
Bisedimet raportohet se po shkojnë në rrugën e duhur, por ende nuk ka asgjë të kryer, por Besa është aty e vendosur për t’i transferuar. Kujtojmë se Haxhiu u largua vetëm para pak javësh nga Tirana, me 27-vjeçarin që vendosi të mos rinovonte kontratën. Ndërkohë që Smaçi ka luajtur te Tirana nga janari i vitit 2025, deri në gusht të atij viti.
Sezonin që lamë pas, mesufshori e luajti si lojtar i Prishtinës së Re në Superligën e Kosovës. Përsa i përket Besës, kavajasit deri tani kanë afruar lojtarë cilësorë si Fatmir Prenga, Suleiman Danladi, Manfredas Ruzgis dhe së fundmi Henry Marku.
