Rutte takohet me Trumpin në prag të samitit të NATO-s

0%

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë të mërkurën një takim me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në një përpjekje për të ulur tensionet mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë përpara samitit të NATO-s në korrik.

Takimi zhvillohet në një periudhë tensionesh të rritura mes SHBA-së dhe vendeve evropiane, veçanërisht për shkak të mospajtimeve mbi luftën në Iran dhe kërkesave të Uashingtonit për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga aleatët.

Sipas burimeve të “Euronews”, Rutte pritet të prezantojë të dhëna që tregojnë rritje rekord të investimeve në mbrojtje nga vendet anëtare të NATO-s, duke argumentuar se presioni i SHBA-së ka ndikuar në rritjen e kontributeve financiare. Ai gjithashtu pritet të theksojë se shpenzimet e përgjithshme të aleancës kanë arritur rreth një trilion dollarë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, pakënaqësia e administratës amerikane është reflektuar edhe në vendime konkrete, pasi Pentagoni ka njoftuar masa që synojnë reduktimin e pjesëmarrjes afatgjatë amerikane në aleancë. Po ashtu, pas kritikave të kancelarit gjerman Friedrich Merz ndaj strategjisë amerikano-izraelite në Iran, presidenti Trump ka njoftuar tërheqjen e rreth 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania.

Samiti i NATO-s, i cili do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara, pritet të fokusohet në sigurinë evropiane dhe arktike, si dhe në rritjen e kapaciteteve të prodhimit ushtarak. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com