Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë bashkë me njësitë e zjarrfikësve janë duke zhvilluar trajnime teorike dhe praktike, me qëllim të përgatitjes dhe rritjes së gatishmërisë për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të datës , e cila thekson se të tilla trajnime po realizohen për të përmirësuar edhe koordinimin ndërinstitucional në rastet emergjente.
“Përmes këtyre aktiviteteve, Policia dhe shërbimet zjarrfikëse synojnë të avancojnë bashkëpunimin dhe të rrisin efikasitetin e reagimit në terren dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit”- theksojnë forcat e rendit.
Dy ditë më parë, më , Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët e rajonit të Pejës që të jenë të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, për shkak të rrezikut nga zjarret. Në njoftimin e datës , Policia ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të zjarrvënieve.
Sipas Policisë, zjarret paraqesin rrezik të përgjithshëm dhe mund të shkaktojnë pasoja të rënda për jetën dhe pronën e qytetarëve. “Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë”- thuhet në apel.
Policia ka bërë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes maksimal gjatë aktiviteteve që mund të shkaktojnë zjarre, përfshirë përdorimin e shkrepëseve, cigareve, grillave apo ndezjen e zjarreve në natyrë.
