Olivia Wilde tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Locarno, ku u shfaq në tapetin e kuq me një fustan rozë të zbehtë dhe një pjesë të sipërme prej lëkure me dekolte të theksuar. Gjatë konferencës për shtyp për filmin e saj të ri “The Invite”, aktorja 42-vjeçare tha se projekti e ka bërë të bëhet shumë më romantike, duke pranuar se i ka zbutur cinizmin nga Brenda.
Filmi ndjek çiftin e martuar Joe dhe Angela, të interpretuar nga Seth Rogen dhe Wilde, martesa e të cilëve vihet në provë pasi ftojnë për darkë fqinjët e tyre enigmatikë, Pina dhe Hawk, të luajtur nga Penelope Cruz dhe Edward Norton. Wilde tregoi gjithashtu se kishte biseduar me njerëz që kanë qenë të martuar për 40, 50 apo edhe 60 vjet.
Sipas saj, këto biseda e kanë bërë të mendojë ndryshe për mundësinë që një marrëdhënie të “fillojë përsëri me të njëjtin person”.
