Krasniqi: Miratuam vendimin për 1 milion euro në 4 projekte infrastrukurore

0%

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore për katër projekte infrastrukturore në vlerë prej 1 milion euro. “Projekti i parë është ai i rindërtimit të urës Sitnica në Komunën e Mitrovicës së Jugut në vlerë prej 400.000 euro.

Projekti i dytë është rregullimi i kanalizimit dhe asfaltimit në qytet dhe në fshatrat e Komunës së Shtimes me vlerë prej 300.000 euro. Projekti i tretë është rivitalizimi i zonave publike të infrastrukturës së rekreacionit malor në Komunën e Pejës në vlerë prej 300.000 euro.

Dhe projekti i katërt, ndërtimi i sallës së jashtme sportive në shkollën ‘Mustafa Dumoshi’ në Dumosh në Komunën e Podujevës në vlerë prej 50.000 euro” , tha ai gjatë konferencës për media. Krasniqi paralajmëroi që në ditët në vijim do të ketë edhe një ndarje në vlerë prej mbi 3 milionë euro për pesë komunat e tjera, të cilat janë fitueset e grantit të performancës për vitin 2025.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Krasniqi gjatë konferencës ka konfirmuar mbështetjen e grupit multietnik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja. “Ajo çka unë mund të them është që grupi multietnik, që është i përbërë prej tetë ose nëntë deputetëve, janë të gatshëm edhe të interesuar që sa më parë, bashkë me fituesin e zgjedhjeve, të shkojnë dhe t’i formojnë institucionet e Republikës së Kosovës.

Kështu që kjo garanton një numër të mjaftueshëm për votimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Burimi: Bota Sot