E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq në aksidentin e djeshëm në Vranidoll të Prishtinës, varroset sot

0%

Një person ka ndërruar jetë dje rreth orës në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Viktimë e këtij aksidenti është Astrit Vllasa, rreth 29 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes, pasi ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e përplasjes.

Lamtumira e fundit për të ndjerin do t’i jepet sot në orën , në varrezat e fshatit Vranidoll (Serofc). “Rreth orës , Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, ka thënë Policia e Kosovës. Një person vdes në një aksident mes dy veturash në Vranidoll të Prishtinës Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com