Oprah Winfrey rrëfen incidentin e fshehur me Whitney Houston

0%

Oprah Winfrey zbulon se për vite me radhë kishte mbajtur të fshehtë një incident që përfshinte Whitney Houston. Sipas saj, Houston kishte rënë nga skena ditën kur duhej të performonte në emisionin e saj dhe ajo u kishte kërkuar të pranishmëve të mos publikonin fotografitë, sepse mendonte se kjo do t’ia shkatërronte jetën këngëtares.

Winfrey tha se Houston kishte qenë e pastër nga droga gjatë një interviste të mëparshme, por pretendoi se më vonë ishte rikthyer te përdorimi dhe se në ditën e incidentit ishte nën ndikimin e drogës.

Pas këtyre deklaratave, përfaqësuesi i Houston reagoi për TMZ, duke sqaruar se këngëtarja kishte rënë gjatë provës së zërit, për shkak të errësirës dhe mosnjohjes së skenës, dhe mohoi kategorikisht se ajo ishte nën ndikimin e drogës. Ai theksoi se nuk është e drejtë që çdo ngjarje në jetën e saj të lidhet me varësinë dhe kërkoi që historia e saj të trajtohet me të vërtetën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Whitney ndërroi jetë në shkurt të vitit 2012, në moshën 48-vjeçare. Shkaku kryesor i vdekjes ishte mbytja në vaskë, ndërsa si faktorë shtesë u përmendën sëmundja e zemrës dhe përdorimi i kokainës.

Burimi: Bota Sot