Trajneri i Ganës akuzon gjyqtarët

0%

Një nga ndeshjet më të dobëta të Kupës së Botës, ishte ajo mes Anglisë dhe Ganës, e cila përfundoi me barazim 0-0. Selektori i kombëtares ganeze, Carlos Queiroz hedhi akuza ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes, duke thënë se skuadrës së tij i’u mohua një penallti.

Ai thotë se ndërhyeja e Ezri Konsa ndaj futbollisti Prince Adu ishte penallti dhe se mbrojtësi anglez duhej të ndeshkohej me karton të kuq. “Nuk jam i sigurt nëse VAR-i po funksionon ende në Kupën e Botës. Kam disa dyshime për këtë. Kishte një penallti tjetër që duhej t’i ishte dhënë Ganës. Një penallti e pastër.

Duket se gjyqtari i videos u largua për një pushim kafeje, gjë që është krejtësisht normale. Shpresoj vetëm të më marrë me vete për kafe herë pas here. Por ishte një penallti e pastër, plotësisht e pastër, dhe duhej të ishte dhënë edhe një karton i kuq. Ju që e patë ndeshjen, a keni ndonjë dyshim? Apo jam i vetmi që isha në fushë dhe pashë çfarë ndodhi?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kërkoj ndjesë për sarkazmën time, por nëse do ta thoja seriozisht, do të penalizohesha. Kështu që shpresoj ta kuptoni që po bëj shaka.”, ka deklaruar Carlos Queiroz..

Burimi: Bota Sot