Kearns: Serbia ka armatosur grupin e sulmit në Banjskë, demokracia po kërcënohet

0%

Deputetja britanike e cila është anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Alicia Kearns ka thënë se Serbia i ka armatosur anëtarët e grupit që ka kryer sulmin terrorist në Banjskë, ku ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Në videon të cilën e ka ndarë në rrjetin “X”, nga fjala e saj në Këshillin e Evropës Kearns shprehu në mbrojtje të qytetarëve të Serbisë, të cilët sipas saj, meritojnë zgjedhje të lira, një shtyp të lirë dhe një demokraci të çliruar nga korrupsioni dhe kapja e shtetit. “Evropa nuk duhet ta kthejë shikimin nga ana tjetër ndërsa liritë demokratike po shkatërrohen” , shkruan ajo në X.

Bazuar në tragjedinë e ndodhur në Novi Sad, Kearns përmendi protestat duke theksuar se 4 milionë njerëz dolën në rrugë. Ajo alarmoi për mediat në Serbi duke theksuar se shtypi i lirë është një themel mbi të cilin ndërtohet demokracia. Sipas saj, mediat në Serbi po “çmontohen qëllimisht dhe në sy të publikut”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot