Madonna tërheq vëmendjen në Javën e Modës në Paris

0%

Këngëtarja legjendare Madonna, 67 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në sfilatën e markës Saint Laurent gjatë Javës së Modës për Meshkuj në Paris. Artistja u shfaq me një minifustan të kuq prej dantelle, duke spikatur mes të ftuarve të shumtë të njohur që morën pjesë në eventin prestigjioz.

Prania e saj në sfilatë tërhoqi interesin e mediave dhe fansave, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë e modës dhe muzikës. Madonna Sfilata e Saint Laurent ishte një nga ngjarjet më të komentuara të Javës së Modës në Paris, duke mbledhur emra të njohur nga bota e artit, muzikës dhe kinematografisë. Madonna Madonna

Burimi: Bota Sot