Një qytetar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në aksin rrugor Lezhë–Milot në Shqipëri. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj, ka konfirmuar për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur më rreth orës , ku janë përfshirë një kamion dhe një automjet.
Sipas tij, një automjet kamion, me drejtues shtetasin A.M., është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi kosovar K.B.
“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K.B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F.B., dhe djali i tij, shtetasi F.B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”- ka konfirmuar Mullaj për KALLXO.com.
Ai bëri të ditur se drejtuesi i kamionit, A.M., është shoqëruar në Komisiariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Ndërkohë, autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
