Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për të mёrkurёn, më . Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.37 euro për litër, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.34 euro për litër. MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.67 euro për litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora e datës sё sotme. Qytetarët që kanë ankesa mund t’i adresojnë në [email protected] ose në numrin e telefonit 0800 11000. Krahasuar me ditёn e djeshme, më , çmimi i naftës ka qenë 1.38 euro për litër, pra për një cent më shtrenjtë se sot. E çmimi i benzinës ka qenё 1.33 euro pёr litёr, pёr njё cent mё lirё se sot. Ndёrkaq, çmimi i gazit nuk ka lëvizur.
Çmimet e naftës kanë filluar rënien pas zhvillimit dhe përparimit të bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit të cilat po ndërmjetësohen nga Pakistani dhe Katari. Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritur dukshëm të premten, më , pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani nënshkruan një marrëveshje armëpushimi.
Ndërkohë, prodhuesit e Gjirit po përgatiten t’i rrisin eksportet pavarësisht shqetësimeve mbi kushtet e vendosura nga Teherani për përdorimin e kësaj rruge jetike detare. Ndërsa më Komanda e ushtrisë së Iranit tha se po mbyll Ngushticën e Hormuzit për kalim tregtar në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme izraelite në jug të Libanit.
Kurse më , numri i anijeve që kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit ra ndjeshëm, pasi Teherani tha se e ka mbyllur sërish këtë rrugë të rëndësishme detare, tregojnë të dhënat e transportit detar.
Në Kosovë, opozita e Legjislaturës së X-të, e cila kishte dalur nga zgjedhjet e dhe përfundoi mandatin më , kishte kërkuar nga Qeveria heqjen e akcizën ose TVSH-së në derivate, duke thënë se kjo do të ulte çmimin në treg.
Mirëpo në atë kohë ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila, gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit më kishte thënë se heqja e akcizës ose TVSH-së do të ndikonte vetëm tek operatorët, por jo edhe te qytetarët.
LDK me përkrahje të PDK-së dhe AAK-së kishte paraqitur propozim-rezolutën lidhur me rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë, si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik të vendit. Një gjë e tillë nuk ishte përkrahur nga LVV-ja dhe si rrjedhojë rezoluta nuk arriti të votohet më pasi nuk pati kuorum.
Më herët në muajin mars, MINTI-i kishte marrë një tjetër vendim në lidhje me çmimet e derivateve, duke përcaktuar marzhën tregtare të fitimit të lejuar prej 2 centë për litër për shitjet me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjet me pakicë.
