Një krim i rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Korçës, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në lagjen nr. 14. Viktima është identifikuar paraprakisht si Johan Zuko, i cili mësohet se është pjesë e Forcave të Armatosura. Autori mësohet se është identifikuar, dhe policia po punon për kapjen e tij.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, Zuko dyshohet se është ndjekur nga autori i krimit. Mësohet se viktima ka tentuar t’i shpëtojë ndjekjes duke u futur në një pallat në lagjen ku ndodhi ngjarja. Autori dyshohet se e ka ndjekur dhe e ka kapur viktimën brenda pallatit, ku më pas ka qëlluar me kallashnikov, duke e lënë të vdekur.
