Cristiano Ronaldos iu deshën nëntë vite për t’i propozuar martesë Georgina Rodríguez, pasi kishte pranuar se i duhej të ndiente një “klik” për të vendosur të martohej me nënën e dy fëmijëve të tyre.
Influencuesja Georgina, 32 vjeçe, madje bëri shaka se fakti që ylli 41-vjeçar i futbollit i propozoi me një unazë diamanti “të jashtëzakonshme” ishte “më e pakta që mund të bënte”, pasi e kishte lënë të priste kaq gjatë. Megjithatë, futbollisti ka pranuar hapur se nuk është “tip romantik” në kuptimin tradicional, edhe pse këmbëngul se e shpreh romantizmin në mënyrën e tij.
Pavarësisht kësaj, çifti raportohet se mund të martohet sot në ishullin ku Ronaldo është rritur. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez Sipas raportimeve, ata pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre në Katedralen e Funchalit, ndërsa më pas dasma do të vazhdojë në hotelin luksoz me pesë yje Savoy Palace, ku do të mbahet pritja.
Ndërsa pritet të shihet nëse çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit para altarit, Daily Mail ka rikthyer në vëmendje historinë e tyre jo të zakonshme të dashurisë. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez
