LDK në Ferizaj krah Abdixhikut, Azemi kritikon kërkesat për dorëheqje

0%

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka reaguar lidhur me kërkesat e disa degëve të partisë për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit. Ai ka thënë se nuk është koha që mungesa e përgjegjësisë në nivel lokal të mbulohet me kërkesa publike për largimin e kryetarit të partisë.

Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit “Nuk është as koha e as mënyra që mungesa e përgjegjësisë për rezultatet e dobëta nëpër degë të maskohet me kërkesa publike për dorëheqjen e Kryetarit të Partisë.

Secili duhet së pari ta bëjë llogarinë para anëtarësisë së vet dhe të pyesë veten nëse ka bërë mjaftueshëm për ta bërë LDK-në më të fortë në zgjedhjet e fundit”, ka deklaruar Azemi. Ai ka theksuar se në zgjedhjet e fundit shumë anëtarë kanë kontribuar me përkushtim të madh, dhe sipas tij, duhet më shumë reflektim dhe mirënjohje për këtë angazhim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në këto zgjedhje, shumë njerëz punuan me mish e me shpirt për rritjen e LDK-së. Prandaj është zhgënjyese kur, në vend të reflektimit dhe mirënjohjes ndaj këtij angazhimi, dikush zgjedh ta dëmtojë LDK-në nga brenda”, ka shtuar ai.

“Koha e fajësimeve ka përfunduar”, Ferati del në mbrojtje të Abdixhikut pas kërkesave për dorëheqje Azemi ka shprehur mbështetje për kryetarin aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se proceset demokratike brenda partisë janë zhvilluar dhe se tani është koha për unitet dhe ecje përpara.

“Unë i jap mbështetje të plotë Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe procesit të bashkimit të madh të LDK-së… tani kemi detyrimin të ecim përpara”, ka deklaruar Azemi. Në fund, ai ka bërë thirrje për bashkim dhe fokus në forcimin e partisë, duke theksuar se energjitë duhet të drejtohen drejt qytetarëve dhe jo konflikteve të brendshme.

Burimi: Telegrafi