Skënder Shengyli: Në një duel për top kundër Darko Pançev

0%

Legjenda e futbollit të Kosovës, Skënder Shengyli, ka publikuar një fotografi të viteve të 80-të, në kohën kur Prishtina e gjeneratës së artë luante në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë. Shengyli ishte në duel me Darko Pançevin. “Në një duel për top kundër Darko Pançev. Me të bardha shihet, Rifat Mehinoviq”, ka shkruar Shengyli në profilin e tij në facebook.

Në foto shihet Shengyli dhe Pançev, ndërsa prapa Rifat Mehinoviqi. Shengyli për shumë vite ka qenë pjesë e Prishtinës, ku dhjetë herë u përballen me Vardarin në Ligën e Parë (pesë në Prishtinë e pesë në Shkup).

Burimi: Bota Sot