Portugalia regjistroi një fitore të thellë 5-0 ndaj Uzbekistanit në ndeshjen e dytë të Grupit K të Kupës së Botës 2026, ndërsa protagonisti kryesor ishte Cristiano Ronaldo, i cili realizoi dy gola dhe vendosi një rekord historik. Me këto dy realizime, 41-vjeçari u bë futbollisti i parë në histori që shënon në gjashtë Kupa të Botës të ndryshme.
Ai gjithashtu arriti kuotën e 10 golave në Botëror, duke kaluar legjendën Eusébio dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë i Portugalisë në historinë e këtij kompeticioni.
Këpucë speciale për Botërorin e gjashtë Për këtë Kupë Bote, Ronaldo po luan me një version special të këpucëve Nike Mercurial Superfly, të dizajnuara për të shënuar pjesëmarrjen e tij të gjashtë në turneun më prestigjioz të futbollit.
Shikoni si reagoi Ronaldo ndaj një pyetjeje në lidhje me Messin Modeli me ngjyrë ari është krijuar posaçërisht për yllin portugez dhe përfaqëson një homazh për karrierën e tij të jashtëzakonshme në skenën botërore. Emrat e fëmijëve në këpucët e tij Detaji që tërhoqi më shumë vëmendje ishte personalizimi i këpucëve.
Ronaldo ka vendosur mbi to emrat e pesë fëmijëve të tij: Cristian Junior, Mateo, Eva Maria, Alana Martina dhe Bella. Cristiano Ronaldo has the names of his five children on his World Cup boots 🥹 They are with him every step of the way ❤️ 📸: Cristiano Ronaldo pic.twitter.com/6GiDXc2hek — Pulse & Passion (@AugustineO0z) June 23, 2026 Një gjest simbolik nga kapiteni portugez, i cili edhe në momentet më të mëdha të karrierës së tij vazhdon të mbajë pranë familjen dhe njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tij.
