Krimet e luftës në Zubin Potok, hetuesit vazhdojnë punën në

0%

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës po vazhdojnë punën në terren në kuadër të hetimeve për krimet e luftës në Zubin Potok. Gjatë ditës së shtunë, hetimet janë përqendruar në lokacionin e tretë, ku hetuesit e rastit kanë njoftuar prokuroren Florije Salihu-Shamolli për gjetjet dhe rezultatet e deritanishme të punës në terren.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende hollësi të tjera lidhur me natyrën e gjetjeve në këtë lokacion apo nëse gjatë kërkimeve janë hasur mbetje mortore ose prova të tjera që mund të lidhen me krimet e luftës. Hetimet dhe procedurat e mëtejshme po zhvillohen në bashkëpunim ndërmjet Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe institucioneve të tjera kompetente.

Puna në terren në Zubin Potok është pjesë e hetimeve që synojnë dokumentimin dhe zbardhjen e rasteve të krimeve të luftës dhe identifikimin e provave që mund të ndihmojnë në sqarimin e fatit të viktimave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo