Fakulteti i Edukimit i UP-së nisi konferencën ndërkombëtare që synon reflektim mbi sfidat reale të arsimit

0%

Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës ka mbledhur studiues vendorë e ndërkombëtar në edicionin e gjashtë të Konferencës Ndërkombëtare të Hulumtimeve në Arsimin e Kosovës (KICER), të martën, më . Konferenca u hap me fjalën e Blerta Perolli-Shehut, prodekanes, kurse morën pjesë edhe Hajrulla Çeku, ministri në detyrë i Arsimit, rektori Arben Hajrullahu dhe dekani Blerim Saqipi.

Sipas një , ministri Çeku gjatë fjalës së tij ka theksuar rëndësinë e kësaj konference si një nga forumet më të rëndësishme arsimore në vend, duke vlerësuar rolin e saj në shkëmbimin e përvojave, analizimin e sfidave dhe arritjeve, si dhe në projektimin e së ardhmes së shkollave dhe universiteteve në Kosovë.

“Kjo konferencë, e cila po organizohet nga Fakulteti i Edukimit, pikërisht zë vendin aty ku nisin ndryshimet; aty ku formohen dhe përgatiten mësimdhënësit e brezave të rinj. Kjo platformë duhet të kontribuoi në bashkëprodhimin e politikave tona shtetërore. Temat që do të trajtoni këto dy ditë janë shtyllat mbi të cilat po vijojmë reformat tona” – ka thënë Çeku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kurse, rektori Arben Hajrullahu tha se konferencat e këtilla janë platforma të dobishme për kuptimin e dijes, hulumtimeve të reja dhe shpreson se këto do të lidhen me praktikën. “Nëse duam të kemi një të ardhme të qëndrueshme duhet të punojmë fort që të shkojmë përtej vetëm aspektit deklarativ që jemi duke punu, duke reformu sistemin e arsimit.” – tha Hajrullahu.

Sipas dekanit Blerim Saqipi, kjo konferencë ka për mision të krijojë hapësirë për reflektim mbi sfidat reale të arsimit dhe të profesionit të mësuesisë në këtë kohë. “Përderisa të dhënat tregojnë se interesimi i të rinjve për studime në fushën e edukimit është në rënie, në të njëjtën kohë, pritjet ndaj mësimdhënësve janë rritur e po rriten ndjeshëm.

Brenda pak vitesh kemi kaluar nga mësimdhënia tradicionale, e natyres shkumës e tabelë, tek nevoja per përdorim aktiv të teknologjisë digjitale, e sot po përballemi me mundësitë dhe sfidat që sjell inteligjenca artificiale. Asnjë profesion tjetër nuk ka për detyrë të përgatisë brezat e rinj për një botë që ndryshon kaq shpejt.” – u shpreh Saqipi.

Për ndryshimet si reforma kurrikulare e licencimi i mësimdhënësve, Saqipi tha se po përceptohen me shumë “si kerkesa shtesë e kontroll sesa mundësi për përmirësim.” Saqipi ka folur për ndryshimet demografike dhe rënien e numrit të nxënësve, të cilat sipas tij po krijojnë paradoks, “në njërën anë krijohet përshtypja se në disa profile kemi më shumë mësimdhënës sesa është kërkesa, ndërsa nga ana tjetër po shkojmë gradualisht drejt mungesës së kuadrove të reja dhe të kualifikuara.” “Kjo meqë interesimi për studime në fushen e edukimit është përgjysmuar në 5 vitet e fundit, ndërsa Kosova vazhdon të ketë 5 Fakultete të Edukimit, numër ky që tejkalon vendet e rajonit në proporcion me popullatën që i shërben.

Trajtimi i kësaj problematike komplekse duhet adresuar jo vetëm si çështje e tregut të punës, por si element i pragut minimal të profesionalizmit në profesionin e mësimdhënies.” – ka shtuar ai. Pas tyre, konferenca ka vazhduar me ligjëratën “PISA si Alarm: Pse shkollimi në Kosovë nuk po shndërrohet në të nxënë?” e mbajtur nga Dukagjin Pupovci, ish-zëvendësministri i Arsimit.

KALLXO.com ka parë se ministri Çeku bashkë me rektorin Hajrullahu e dekanin Saqipi e kanë dëgjuar të gjithë ligjëratën e Pupovcit. Fakulteti i Edukimit thekson se KICER është tashmë një nga konferencat më të mëdha të arsimit në rajon, duke mbledhur çdo vit mbi 300 pjesëmarrës, studiues, mësimdhënës, studentë, ekspertë të arsimit dhe përfaqësues institucionalë.

Programi i këtij viti përfshin mbi 120 prezantime shkencore, 22 sesione paralele, poster prezantime dhe ligjërata kyçe nga studiues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Edicioni i këtij viti trajton tema të rëndësishme për zhvillimin e arsimit, përfshirë reformën kurrikulare, gjithëpërfshirjen, edukimin në fëmijërinë e hershme, teknologjinë dhe inteligjencën artificiale në arsim, zhvillimin profesional të mësimdhënësve, udhëheqjen shkollore, vlerësimin dhe inovacionin pedagogjik. Konferenca me sesione paralele vazhdon edhe të mërkurën, më .

Burimi: Kallxo