Kapen me lëndë narkotike, ndalohen 11 persona në Shkup

0%

MPB Maqedoni njofton se dje (16, ) në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria E.R. (21), A.J. (37), M.N. (29), M.R. (23), R.S. (44), I.O. (24), të gjithë nga Shkupi, A.B. (19) nga fsh. Sopishtë (rrethina e Shkupit), A.B. (43), R.Sh. (48) dhe A.N. (42), të gjithë nga fsh. Katllanovë (rrethina e Shkupit), si dhe K.A. (41) nga fsh. Çellopek (rrethina e Tetovës). Siç thonë nga MPB, te ata është gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë, një substancë e ngurtë e bardhë dhe marihuanë. “Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

Burimi: Telegrafi