Rangnick: Jordania bëri punë të jashtëzakonshme, por fituam me meritë

0%

Përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, deklaroi se ndeshja e Kampionatit Botëror kundër Jordanisë ishte shumë e vështirë, por theksoi se skuadra e tij e meritoi fitoren. “Ky ishte një takim me intensitet shumë të lartë, ndonjëherë madje tepër intensiv. Jordania bëri një punë të jashtëzakonshme dhe na e vështirësoi shumë lojën. Në fund, mendoj se fituam me meritë, por ishte vërtet shumë e vështirë” , tha Rangnick. Austria triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Jordanisë në Santa Clara, në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit J të Kampionatit Botëror. Megjithëse austriakët konsideroheshin favoritë, jordanianët treguan paraqitje të mirë dhe rezistuan për pjesë të mëdha të ndeshjes, duke e bërë sfidën më të komplikuar sesa pritej. Në xhiron e dytë të Grupit J, Austria do të përballet me Argjentinën, në një duel që pritet të jetë vendimtar për kreun e grupit.

Burimi: Bota Sot