Arsenali ka bërë një tjetër investim të madh në afatin kalimtar veror. Me transferimin e Bruno Guimaraes nga Newcastle për 75 milionë funte, mesfushori brazilian është ngjitur në vendin e dytë në listën e blerjeve më të shtrenjta në historinë e klubit londinez. Guimarães renditet vetëm pas Declan Rice, për të cilin Arsenali pagoi 105 milionë funte te West Ham në vitin 2023.
Lista e gjashtë transferimeve më të shtrenjta të Arsenalit është: Declan Rice – 105 milionë £ Bruno Guimarães – 75 milionë £ Nicolas Pépé – 72 milionë £ Eberechi Eze – 67.5 milionë£ Kai Havertz – 65 milionë £ Viktor Gyökeres – 63.5 milionë £ Shifrat përfshijnë edhe bonuset e mundshme.
Transferimi i Guimarães tregon edhe një herë fuqinë financiare të Arsenalit në tregun e transferimeve, me klubin që po investon shuma të mëdha për të ndërtuar një skuadër konkurruese në Premier League dhe Evropë.
