Katër teste të forta për Shkëndijën në Slloveni

0%

Gjatë qëndrimit në Slloveni, përveç punës fizike dhe tekniko-taktike, kuqezinjtë do të zhvillojnë katër ndeshje kontrolluese me kundërshtarë cilësorë. “KF Shkëndija nga Tetova prej datës 16 deri më 30 qershor qëndron në Terme Çatezh të Sllovenisë, ku po zhvillojmë fazën kryesore të përgatitjeve verore në prag të sezonit të ri dhe sfidave europiane që e presin skuadrën tonë. Gjatë qëndrimit në Slloveni, përveç punës fizike dhe tekniko-taktike, kuqezinjtë do të zhvillojnë katër ndeshje kontrolluese me kundërshtarë cilësorë, përmes të cilave stafi teknik do të kërkojë ngritjen e formës optimale dhe kristalizimin e formacionit para nisjes së garave zyrtare. Testin e parë trajneri Artim Pollozhani do ta ketë më 19 qershor përballë Koperit të Sllovenisë, ndërsa katër ditë më vonë, më 23 qershor, Shkëndija do të matë forcat me gjigantin kroat Hajduk Split. Më 27 qershor kuqezinjtë do të përballen me Celjen, kampionin e fundit të Sllovenisë, ndërsa testi i fundit i përgatitjeve është planifikuar për më 30 qershor kundër skuadrës ukrainase Zorya Luhansk. Këto sfida pritet të jenë një provë e rëndësishme për skuadrën tonë në prag të ndeshjeve kualifikuese të UEFA Conference League” , njofton Shkëndija.

Burimi: Bota Sot