FIFA befason

0%

FIFA ka bërë thirrje për një ndryshim të papritur rregulli gjatë mesit të Kupës së Botës – vetëm pak ditë para fillimit të fazës me eliminim direkt.

Turneu historik me 48 skuadra në Amerikën e Veriut ka sjellë disa ndryshime të mëdha në format, përfshirë dy pushime për hidratim dhe një rregull të ri që çoi në kartonin e kuq të lojtarit të Paraguait, Miguel Almirónit, pasi mbuloi gojën gjatë një përplasjeje me një kundërshtar. Por një tjetër ndryshim i madh pritet të vijë para fillimit të raundit të 32-shes të dielën.

Sipas Martyn Ziegler të “The Times”, FIFA i ka kërkuar IFAB-it (International Football Association Board) një ndryshim të rëndësishëm në rregullat që lidhen me penalltitë dhe hedhjen e monedhës para tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktualisht, bëhen dy hedhje monedhe: një për të vendosur se kush gjuan i pari dhe një tjetër për të zgjedhur portën – të dyja konsiderohen avantazhe të rëndësishme për skuadrën që fiton shortin. FIFA dëshiron që të ketë vetëm një hedhje monedhe, ku fituesi zgjedh ose të gjuajë i pari ose portën, ndërsa humbësi merr zgjedhjen e mbetur.

Ky propozim vjen pasi Arsenali humbi të dy hedhjet e shortit në penalltitë kundër Paris Saint-Germainit në finalen e Ligës së Kampionëve, ku skuadra franceze mbrojti titullin pasi Gabriel Magalhãesi humbi penalltinë e tij në Budapest.

Burimi: Bota Sot