Batatina paralajmëron përforcime të mëdha te Llapi

0%

Llapi po përgatitet për sezonin e ri futbollistik. Ata po synojnë që të mospërsërin gabimet e dy sezoneve të kaluara, duke shpresuar të kthehen si konkurrente për titull. Ndërsa sot trajneri Tahir Batatina, bëri një postim ku po paralajmëron përforcime të mëdha, ku po ashtu edhe ardhjen e “talentit të madh kosovar të mesfushës”.

“Po vjen talenti më i madh i mesfushës kosovare në “Zahir Pajaziti”! Dhe kjo nuk është e tëra! Të paktën edhe katër përforcime cilësore pritet t’i bashkohen Llapit për sezonin 2026/2027, duke ndërtuar një ekip konkurrues për objektivat e klubit. Forca Llapi”, shkroi Batatina.

Burimi: Bota Sot