Anglia do të nisë sot në orën aventurën e saj në Botëror kundër Kroacisë në Teksas, duke synuar trofeun e parë madhor që nga viti 1966. Nën drejtimin e Thomas Tuchel, anglezët fituan të dyja miqësoret para turneut dhe kaluan kualifikimet me 100% fitore pa pësuar gol ku në grup kishin edhe Shqipërinë. Kroacia mbetet një kundërshtar i rrezikshëm, pasi ka arritur gjysmëfinalet në dy Botërorët e fundit. Në përballjet direkte, Kroacia eliminoi Anglinë në gjysmëfinalen e Botërorit 2018. Në Grupin L ndeshja tjetër do jetë Gana – Panama. Gana u kualifikua në Botëror me rezultate bindëse, por nuk ka fituar asnjë nga gjashtë miqësoret e fundit. Panamaja siguroi pjesëmarrjen e dytë në histori në Kupën e Botës, duke treguar qëndrueshmeri, me vetëm 2 humbje në 13 ndeshjet e fundit. Kjo është hera e parë që Gana dhe Panamaja do të përballen mes tyre. Portugalia do të luajë ndeshjen e parë në këtë Botëror kundër Republikës Demokratike të Kongos. Portugezët janë mes skuadrave më të forta në këtë turne, por pa mundur të arrijnë deri në finale. Skuadra kongoleze kthehet pas 52 vitesh mungesë. Në 1974 u përfaqësua me emrin Zaire. Uzbekistan – Kolumbi është dueli tjetër i Grupit K. Ekipi aziatik që është debutues zhvilloi një fazë kualifikuese të shkëlqyer dhe tani synon një paraqitjte sa më dinjitoze në Kupën e Botës. Kolumbia rikthehet në Botëror pas mungesës në vitin 2022 dhe konsiderohet favorite në këtë ndeshje.
