Tensionet janë përshkallëzuar në Kuvend, pasi deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është përplasur fizikisht me deputetin e LVV-së, Adnan Rrustemi. Incidenti ka ndodhur derisa Rrustemi po fliste për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.
Lushtaku e ka ndërprerë duke i thënë: “Mos na shitni pallavra, o demagog.” Pas kësaj, Rrustemi i është drejtuar Lushtakut me fjalët: “Largoje dorën.” Përplasja ka vijuar me deklaratat e Lushtakut, i cili ka thënë: “Po boni hajgare me neve, me popull. S’osht normale kjo, me këto pallavra.” Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
